Komra do tu ndihmojë gjeneratave të reja e të vjetra që të kuptojnë çfarë ka ndodhur në të kaluarën




Скачать 32.47 Kb.
НазваниеKomra do tu ndihmojë gjeneratave të reja e të vjetra që të kuptojnë çfarë ka ndodhur në të kaluarën
Дата конвертации17.05.2013
Размер32.47 Kb.
ТипДокументы
Konsultimet me bashkësinë lokale mbi Iniciativën për KOMRA


Shabac, Serbi


13 nëntor 2009.


Konsultimet me bashkësinë lokale në Shabac i ka organizuar Zyra për të rinj e Qytetit të Shabacit (Serbi). Kanë marrë pjesë gjithsej 23 veta, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, të këshillave komunale të partive parlamentare, të gazetarëve, institucioneve kulturore dhe të organizatave joqeveritare. Ligjërues kanë qenë Marijana Toma (Impunity Watch, Serbi) i Dragan Popoviq (Fondi për të Drejtën Humanitare, Serbi). Moderator ka qenë Dragan Popoviq (Fondi për të Drejtën Humanitare).


Mendimet, propozimet dhe rekomandimet e pjesëmarrësve.


KOMRA do tu ndihmojë gjeneratave të reja e të vjetra që të kuptojnë çfarë ka ndodhur në të kaluarën.


Komisioni Rajonal për konfirmimin e të vërtetës dhe iniciativa e cila ka lindur që ai Komision rajonal të formohet, mendoj se do tu shërbejë pikërisht gjeneratave të reja të kuptojnë çfarë ka ndodhur kjo, kurse neve të moshuarve me siguri të na njoh edhe me të vërtetën e mirëfilltë. (Ana Llaziq, Zyra për të rinj e Qytetit të Shabacit, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)

Nëse nuk vërtetohen faktet e kaluara do të na ngarkojë.


Lidhur me ballafaqimin me të kaluarën. Mendoj se ky është proces i domosdoshëm dhe është e nevojshme të hyhet në të sa më shpejtë. Sepse neve vetvetiu e kaluara do të na ngarkojë nëse nuk vërtetohet çka janë faktet. (Ivan Doskoviq, Arkivi historik ndërkomunal, Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Në kompetencë duhet të jetë mbledhja e atyre fakteve rreth të cilave të gjithë pajtohen, si për shembull që të vërtetohet fati i të zhdukurve.


Kjo, nga aspekti teknik, është punë shumë e madhe dhe mendoj se ajo shkallë e fakteve, rreth së cilëve të gjithë pajtohen që të konfirmohet numri i të zhdukurve, të vërtetohet fati i tyre, veç kjo nënkupton mund të madh hulumtues (…) Kujtoj se është qenësore të mendohet mirë shkalla e duhur e operacionit që të realizohet ajo që është aspekt politik i një organizate të këtillë dhe ajo rreth të cilës pajtohen të gjithë, që kjo të bëhet ashtu si duhet. Unë mendoj se popujt, elitat politike nga këto hapësira, shpesh janë të prirë për avashllëk, të marrin vendime të madha e që në fund të mos bëhet asgjë. Dhe kujtoj se ky është një rrezik latent kur flitet për çfarëdo lloji veprimi. (Gjorgje Radoviq, Klubi Rotarian Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Konfliktet që kanë ndodhur në BeH, Kroaci dhe në Kosovë kanë specifika dhe nuk mund të radhitën në një kontekst.


Nuk është i njëjtë konflikti në Bosnjë e Hercegovinë, raporti i serbëve dhe boshnjakëve, i serbëve dhe kroatëve, nuk është raporti i njëjtë i serbëve dhe shqiptarëve. Në njëfarë mënyre secila nga këto tema është bilaterale, kurse përgjegjësia e të gjithë popujve, organizatave dhe individëve që të merren veç e veç me secilin nga ato konflikte ... Në njëfarë kuptimi kjo është hapësirë unike, ajo ka qenë RSFJ, por në esencë secili nga ato konflikte ka llojin e dimensionit të vetë specifik, gjenezën dhe kjo nuk mund të futët në të njëjtin kontekst. (Gjorgje Radoviq, Klubi Rotarian Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Viktimat duhet të marrin satisfaksion e me anë të kësaj do të arrihet pajtimi.


Mendoj se është më me rëndësi që viktimave tu jepet satisfaksion, e me anë të kësaj do të arrihet pajtimi dhe vazhdimi i jetës normale në këto territore.. (Marica Llazareviq, Partia Liberal Demokratike, Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Pajtimi është proces shumë i gjatë dhe varet nga viktimat të cilat akoma nuk i kanë gjetur mbeturinat mortore të më të afërmve të vet.


Do të thosha se vetëm pajtimi si pajtim, si proces është shumë i gjatë dhe nuk mund të realizohet tek ashtu. Sepse nuk varet vetëm nga ne që jemi për këtë, veç nga njerëzit që janë viktima dhe të dëshirojnë ti gjejnë të zhdukurit e vet dhe të kenë ku të lutën për shpirtin e tyre. (Ksenija Pantiq, Partia Liberal Demokratike, Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Që të arrihet pajtimi nevojitet të dihen shkaqet e konflikteve


Nëse flasim për pajtimin midis kombeve të cilat, si të them, janë grindur, më parë duhet të dimë cila ka qenë natyra e atij konflikti. (Zhivan Llazareviq, Iniciativa Rinore e të Rinjve të Shabacit, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Rruga drejtë katarzës (pastrimi moral i shpirtit) është gatishmëri të pranohet se pjesëtari i popullit “tim” ka bërë krim.


Rruga e vetme e katarzës (pastrimit ) tuaj është që qartë të përcaktoheni ndaj kësaj dhe të thoni “po, këtë e ka bërë pjesëtari i popullit tim, por unë me këtë nuk pajtohem thellësisht. Kjo është për dënim më të ashpër, kjo nuk guxon kurrë të përsëritet, kjo është e paparë, më vjen keq që këta kanë qenë pjesëtarë të popullit tim, do të më vinte njëjtë keq sikur këtë ta kish bërë edhe dikush tjetër.” Thjeshtë të kuptohet se krimi është ai që është problem, se secila viktimë meriton të paktën atë që është kujtesë, ajo kujtesë e gjallë është diç e cila pengon që gjërat e tilla të përsëriten. (Gjorgje Radoviq, Klubi Rotarian Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Me amnisti nuk mund të inkurajohen kryesit të cilët kanë nevojë të flasin për atë çfarë kanë bërë. Ashtu mund të zbulohen krimet më monstruoze.



Mendoj se ideja për ndonjë amnisti është e mirë në kuptimin e hierarkisë së krimit (…) që krimet më monstruoze të mund të procedohen, duhet tu jepet njëfarë inkurajimi njerëzve të cilët e ndiejnë nevojën të flasin për atë çfarë kanë bërë. (Ivan Doskoviq, Arkivi historik ndërkomunal, Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Mbi amnistinë nuk mund të arrihet konsensusi në rajon.


Kemi mjaftë prova edhe pa i sjellë ata kriminel për të dëshmuar, atëherë nuk ka nevojë të flitet për amnistinë, por në qoftë se nuk ka atëherë ndoshta do të ishte mënyra më e mirë sigurimi i të dhënave (…) Konsensusi nuk mund të arrihet në ndonjë bashkësi më të madhe shoqërore, kur unë vet në kokën time nuk mund ta sqarojë nëse kjo është metodë e mirë apo jo. (Ivan Qosiq, Partia Liberal Demokratike, Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Me vërtetimin e fakteve dhe me pranimin e krimit nga ana e kryesve do të pengohet relativizmi i krimit.


Konsideroj se kjo luftë kundër relativizmit të krimit, respektivisht ngritja e shkallës së vetëdijes në popullatë duhet të jetë një nga modeli i veprimit. (…) Pra, kjo me siguri do të bëhet më mirë me vërtetimin e fakteve dhe së dyti, me pranimin e krimit nga ana e vetë kriminelëve, respektivisht kryesve të krimit. (Ivan Doskoviq, Arkivi historik ndërkomunal, Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Nga ana morale nuk është mirë që KOMRA të hartojë listën e kryesve, sepse secili është i pafajshëm derisa nuk dëshmohet e kundërta.


Konsideroj se nuk duhet hartuar direkt regjistrat e kriminelëve, respektivisht të njerëzve që kanë bërë krime, sepse mendoj se kjo është e gabueshme nga aspekti moral, ngase nisem nga preambula -se secili është i pafajshëm derisa nuk dëshmohet e kundërta. Me këtë nuk do të pajtohesha me që mendoj se është më i madh dëmi se dobia nga këta far regjistra, sepse kjo më duket diqysh si dëbim nga vendi (përndjekje). (Ivan Doskoviq, Arkivi historik ndërkomunal, Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


KOMRA duhet ti hetojë ngjarjet që kanë ndodhur midis vitit 1991 dhe 2000.


Konsideroj se korniza e fillimit kohor që duhet ta marrë KOMRA për punën e vetë të jetë viti 1991 (…) deri në mesin e vitit 1999. Ndoshta madje edhe deri vitin 2000. (Ivan Doskoviq, Arkivi historik ndërkomunal, Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Dokumentacionin që e mbledh KOMRA duhet ta shfrytëzojnë prokuroritë deh gjykatat.


Sa i prektë procedimit të përgjegjësve për ato krime, mendoj se ai dokumentacion që do ta mbledh KOMRA duhet të shfrytëzohet për procedime të mëtejshme dhe për vërtetimin e përgjegjësisë së gjithë kriminelëve. (Ivan Doskoviq, Arkivi historik ndërkomunal, Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Ekziston dyshimi se në Serbi ka vullnet politik për tu themeluar KOMRA. Edhe organizatat joqeveritare lypset të zhvillojnë fushatë për KOMRA.



Mendoj se në Serbi, konkretisht po flas për ne, nuk di nëse për momentin ekziston vullneti politik që të mbështetet kjo ide. Unë kujtoj se KOMRA në Serbi mund të ketë sukses në qoftë se do ta ketë mbështetjen e plotë politike, e kjo do të thotë mbështetjen e pushtetit ekzekutiv (…) mendoj se edhe organizatat joqeveritare të cilat e mbështesin KOMRA, duhet pak të punojnë më shumë, të kenë një lloji të fushatës dhe ta prezantojnë pozitivisht qëllimin e vet. (Milan Nikoliq, G17 plus, Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Unë fare nuk dyshojë në qëllimet humane të secilit që është i pranishëm këtu, por nuk duhet lënë anash realitetin, e kjo është se vështirë mund të bëhet çfarëdo në mungesë të vullnetit adekuat politik që, fatkeqësisht, në shoqërinë tonë është fakt.. (Dushan Kostadinoviq, Rinia Demokratike DS, Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Të gjitha shtetet në rajon bartin barrën e të kaluarës së afërt: a do të kenë vullnet ato ta formojnë KOMRA?


Mua më intereson si do të zgjidhet kjo, pasi që këtu po flitet mjaftë për barrën nga e kaluara e afërt në Serbi. Një barë e njëjtë ekziston edhe në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë, në Kosovë. Në të gjitha territoret në të cilat janë zhvilluar konfliktet ekziston ajo barrë dhe mund të them se shumë vështirë shoqëria dhe tërë ajo hapësirë e ish RSFJ po ballafaqohet me atë të kaluar të afërt (…) Mendoj se nuk ekziston vullneti politik në asnjë shoqëri që të formohet një komision i atillë, respektivisht të funksionojë. (Ivan Doskoviq, Arkivi historik ndërkomunal, Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Nevojitët të formohet Stacioni televiziv rajonal ose të sigurohet një termin në televizionet kombëtare në mënyrë që opinioni nëpër shtete ti përcjellë dëshmitë publike të viktimave.


Mendoj se do të ishte e mirë ideja që të formohet një stacion televiziv rajonal i cili do ti emetonte ato dëshmime publike, ose të sigurohet një termin në televizionet kombëtare në mënyrë që të kemi fotografinë unike dhe që njerëzit nga të gjitha ato shtete do të kishin vend për informacion mbi të gjitha ato dëshmime. (Ivan Doskoviq, Arkivi historik ndërkomunal Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Selia e KOMRA duhet të jetë në BeH ngase atje kanë ndodhur krimet më të mëdha.


Sa i përket centralizimit dhe decentralizimit të KOMRA, mendoj se pjesa më e madhe e punës është në Bosnjë e Hercegovinë, prandaj ndoshta do të ishte mirë që selia e tij të jetët atje. (Marica Llazareviq, Partia Liberal Demkratike, Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Anëtarët e Komisionit duhet të jenë vetëm nga rajoni, por ekziston frika se për këtë shkak edhe mund të shpërbëhet.


A duhet që në komision të ketë edhe të huaj, si dhe kush ti zgjedh ata? Mendoj se nuk duhet. Kujtoj se vetëm popujt që kanë marrë pjesë në gjithë këtë duhet të ulën dhe në mënyrë konstruktive, që ndoshta është më e rëndë por ngadalë, të bisedojnë.

Frikohem që të mos shkatërrohet edhe KOMRA sikurse u shkatërrua edhe ish RSFJ. Këtë frikë e kam nga fillimi qysh se kam nisur të mendoj për gjithë këtë, ndoshta të huajt duhet të kenë implikim vetëm që të shikojnë që ky të mos shkatërrohet. (Dushan Vishnjiq, Zyra për të rinj e Qytetit të Shabacit, Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


KOMRA duhet ti hetojë ngjarjet në Slloveni dhe Maqedoni.


Mendoj se (KOMRA) duhet të merret me ngjarjet në Slloveni dhe Maqedoni. (Dushan Vishnjiq, Zyra për të rinj e Qytetit të Shabacit, Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


KOMRA duhet të sigurojë ndihmën psikologjike edhe viktimave edhe kryesve të cilët dëshirojnë të bashkëpunojnë me Komisionin. Ndoshta në këtë mënyrë mund të arrihen informacionet mbi krimet.


Që KOMRA në realitet të jetë organizatë e cila u ofron ndihmë viktimave dhe disa njerëzve të cilët direkt apo indirekt kanë marrë pjesë në krimet e luftës (…) Domethënë nuk është e thënë që ne ti procedojmë ata njerëz në gjykatë. Duhet bërë ndonjë mënyrë të marrëveshjes sepse nëse mund të merret vesh gjykata, pse të mos merret vesh organizata me kryesit. (Millan Nikoliq, G17 plus, Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)


Që të arrihen qëllimet dhe rezultatet e procesit, nevojitet mbështetja e Bashkimit Evropian dhe në përgjithësi e bashkësisë ndërkombëtare.


Bashkimi Evropian të gjejë mënyrë që t’ia përdredhë krahun dikujt këtu, atje në Kroaci e me radhë, në mënyrë që i gjithë ky proces të kishte njëfarë kuptimi dhe rezultat (…) mendoj se ndonjë trysni nga jashtë ndoshta do të ndihmonte. (Marica Llazareviq, Partia Liberal Demokratike, Shabac, Serbi, Konsultimet me bashkësinë lokale, Shabac, Serbi, 13 nëntor 2009.)

Добавить документ в свой блог или на сайт

Похожие:

Komra do tu ndihmojë gjeneratave të reja e të vjetra që të kuptojnë çfarë ka ndodhur në të kaluarën iconAtom murakkab sistema. Reja

Разместите кнопку на своём сайте:
Библиотека


База данных защищена авторским правом ©kk.docdat.com 2013
обратиться к администрации
Библиотека
Главная страница